Si shumë nga artistët e tjerë shqiptarë, edhe këngëtari Butrint Imeri duket se nuk do e mbyllë vitin 2020 pa një projekt të ri muzikor.
Këtë e bëri të ditur së fundmi përmes rrjeteve sociale duke ndarë një pjesë të videoklipit të tij të ri.
Fjala është për një fragment të shkurtër të klipit të ri “Phantom”, i cili pritet të lansohet së shpejti.
Protagoniste në këtë është modelja dhe aktorja nga Peja, Arta Nitaj, e cila vjen me disa skena e lëvizje atraktive.
“Shijen bonbone ama helm je #PHANTOM, më shpejt se sa mendoni”, ka shkruar ai krahas videos.
Reagimet ndërkohë në hapësirën për komente ishin nga më të ndryshmet, fansat e të cilit mezi po presin për këtë projekt ritmik.
Pjesa e shkurtër e klipit në anën tjetër është shpërndarë edhe në profilin e Arta Nitajt. /Telegrafi/