Përkundër situatës aktuale në vend, artistët shqiptarë nuk po ndalen së punuari në projekte të reja muzikore.
Shumë prej tyre tashmë kanë lansuar këngë e klipe të realizuara në karantinë, e ka prej atyre që janë duke punuar vazhdimisht, në mënyrë që t’i mbajnë sa më aktiv publikun dhe fansat e tyre.
Një këngë e re duket se po vjen edhe nga këngëtari i njohur i skenës shqiptare, Butrint Imeri.
Ky i fundit përmes një postimi të publikuar në llogarinë zyrtare, Instagram njofton se diçka e re po vjen nga ana e tij.
“Diçka ka t’re”, ka qenë përshkrimi i postimit të fundit të ndarë me ndjekësit e shumtë, pasi vetëm në rrjetin e lartpërmendur numëron hiç më pak se 870 mijë njerëz.
Reagimet e fansave po ashtu ishin nga më të ndryshmet, të cilët duket se mezi po presin për projektin e radhës të Imerit.
Ndërkohë, projekti i fundit i lansuar nga Butrinti mban titullin “Për një dashuri” në bashkëpunim me artistin Ermal Fejzullahu.
Kënga e përpunuar nga dyshja e njohur tanimë ka arritur të grumbullojë mbi 9.9 milionë klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/