Telegrafi

Butrint Imeri ofron 100 iftare për familjet në nevojë

Butrint Imeri (Foto: Instagram/butrint_official)

Këngëtari i njohur i estradës shqiptare, Butrint Imeri, ka njoftuar se ka ofruar ndihmë ndaj familjeve në nevojë

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Instagram, ku ftoi që ta njoftonin nëse dikush ka nevojë.

Ai së bashku me ‘Extreme Pizza’ ofrojnë 100 iftare për familjet në nevojë, në këtë kohë të muajit të shenjtë të Ramazanit.

(Foto: Instagram/butrint_official)

Bashkë me shokët e mi të Extreme Pizza po i dhurojmë 100 iftare për familjet në nevojë brenda Prishtinës. Shkruani në DM te profilit i ‘Extrem Pizza’ nëse njihni ndonjë familje ose nëse keni nevojë edhe vetë ju. Le t’i ndajmë të mirat së bashku”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkaq, ndihma nga bashkëpunimi i palëve do të jetë vetëm brenda komunës së Prishtinës. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/butrint_official)