Këngëtari shqiptar, Butrint Imeri, ka nisur përgatitjet për një projekt të ri muzikor.
Ai pas koncerteve e mbrëmjeve të shumta të kësaj vere, po rikthehet me prurje të re për të cilën tanimë ka dhënë disa detaje.
Përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në InstaStory, krijuesi i shumë hiteve ka treguar se po vjen së shpejti me “Kuku”.
“A jeni gati për Kuku, së shpejti”, ka shkruar ai.
Sido që të jetë, muzikanti nuk ka ndarë të tjera detaje rreth asaj se kur do të publikohet.
E fundit e Imerit mbetet “Dale” që e solli rreth një muaj më parë me Ledri Vulën dhe Kidën.
Butrinti këto ditë po përflitet edhe për një lidhje të re dashurie, por që nuk është mohuar e as pohuar nga vetë ai. /Telegrafi/