Telegrafi

Butrint Imeri në zi (Foto)

Këngëtari i njohur Butrint Imeri gjatë ditës së sotme (e martë) ka humbur një person vërtet të dashur.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ai, përmes një fotografie të publikuar në Instagram, ku shfaq në një fotografi bardhë e zi gjyshen e tij, tashmë të ndjerë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Me urimet që ajo të ketë prekur parajsën, Butrinti e publikon me lot në sy këtë fotografi.

Ky lajm i hidhur ka prekur edhe fansat e shumtë të këngëtarit, të cilat e kanë ngushëlluar për këtë humbje, duke i dhënë kurajo për të vazhduar më tutje. /Telegrafi/

Butrint Imeri humbet gjyshen. Foto nga InstaStory