Këngëtari i njohur Butrint Imeri gjatë ditës së sotme (e martë) ka humbur një person vërtet të dashur.
Lajmin e ka bërë të ditur vet ai, përmes një fotografie të publikuar në Instagram, ku shfaq në një fotografi bardhë e zi gjyshen e tij, tashmë të ndjerë.
Me urimet që ajo të ketë prekur parajsën, Butrinti e publikon me lot në sy këtë fotografi.
Ky lajm i hidhur ka prekur edhe fansat e shumtë të këngëtarit, të cilat e kanë ngushëlluar për këtë humbje, duke i dhënë kurajo për të vazhduar më tutje. /Telegrafi/