Kënëgtari i njohur i estradës shqiptare, Butrint Imeri, prej disa ditësh ka bërë paralajmërimin e një kënge të re.
Ai tashmë ka finalizuar videoklipin e “Kuku”, të cilin do ta sjellë sonte (e enjte) në mesnatë.
I njëjti madje ka ndarë edhe një pjesë tjetër nga klipi dhe po ashtu ka theksuar se do të jetë një hit.
“Pritja mori fund. Kuku. Nesër, 23:59”, ka qenë përshkrimi i videos që e kishte ndarë me ndjekësit mbrëmë.
Reagimet në komente kanë qenë të shumta dhe fansat e 25-vjeçarit mezi po presin për këtë prurje.
Imeri momentalisht po shijon suksesin e “Dale” që e solli pikërisht për ditëlindje në bashkëpunim me Kidën dhe Ledri Vulën.
Ky projekt ka kaluar shifrën e 56 milionë klikimeve në kanalin YouTube. /Telegrafi/