Butrint Imeri gjithnjë sigurohet që të tërheqë vëmendjen me paraqitjet e tij.
E tillë ishte edhe paraqitja e tij në klipin e fundit të publikuar “Ma Cherie”.
Kënga është publikuar me videoklip i cili u realizua në Cali të Kolumbisë.
Pra, pikërisht, Butrinti është i pari artist që xhiron klip në një shtet të largët si Kolumbia.
Paraqitja e tij në klip me një shije të mirë të stylingut e bën këngëtarin atraktiv për publikun, gjë që ja siguron atij edhe koncerte të shumta.
Kënga është punuar nga mjeshtri i hiteve, BigBang në fabrikën e hiteve, RedBox Entertainment.
Ndërkaq, klipi është realizuar nga produksioni “96” që ka udhëtuar drejt Kolumbisë me këngëtarin shqiptar.
/Telegrafi/