Site icon Telegrafi

Butrint Imeri me maskë “Louis Vuitton”, e cila kap vlerën e 200 eurove

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, shquhet për paraqitjet e tij unike dhe me stil.

E për t’u dukur gjithnjë në modë, këngëtari duket se ndjek me shumë interes trendët më të fundit dhe nuk kursehet për veshjet e tij.

Në një fotografi të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, Imeri ka pozuar pranë bregdetit me një maskë të markës “Louis Vuitton”, e cila ka një çmim të konsiderueshëm.

Foto: Butrint Imeri/InstaStory

Kjo maskë prej lëkure ngjyrë kafe, me hije të zeza, dhe me detaje të markës, ka vlerë prej rreth 243 dollarëve, që përkthyer në euro i bien rreth 204.

Mirëpo në faqen zyrtare të shitjeve, maska në fjalë tashmë ka një çmim të zbritur prej 74 dollarëve, apo 62 eurove.

Mesa duket, këngëtari i njohur nuk kursehet aspak për paraqitjet e tij luksoze, duke shpenzuar edhe deri në aksesorët më të vegjël.

Foto: Butrint Imeri/InstaStory

Butrinti shquhet për jetën e tij luksoze që bën, të cilën shpesh e pasqyron edhe në klipet e tij. /Telegrafi/

Foto: Butrint Imeri/InstaStory
Exit mobile version