Këngëtari Butrint Imeri ka publikuar të premten këngën e tij më të re “Hajt hajt”, e cila është pritur mirë nga fansat.
Pjesë e klipit ishte edhe bukuroshja Kiara Tito, për të cilën prej kohësh flitej se këngëtari është në lidhje me të.
Kishte kohë që këngëtari po e paralajmëronte publikimin e kësaj kënge në rrjetet sociale, qoftë me fotografi apo video nga xhirimet.
Mirëpo në një nga videot e publikuara në Instagram, Butrinti shfaqej duke kënduar disa nga vargjet e këngës, të cilat nuk janë më pjesë e këngës “Hajt hajt”.
“Ti m’ke rrejtë, ti m’ke rrejtë e kjo t’ka dhez. Pse m’ke rrejtë, pse m’ke rrejtë ti macë e zezë”, janë vargjet të cilat këngëtari Imeri i ka larguar nga kënga.
Fansat të zhgënjyer kanë pyetur fansat se përse këto vargje janë larguar nga kënga e tij, duke thënë se ishin shumë të pëlqyera gjatë kohës sa ishin pjesë e videos promovuese.
Ndërkohë vet këngëtari nuk e ka bërë të ditur arsyen se pse vargjet në fjalë nuk janë më pjesë e këngës “Hajt hajt”. /Telegrafi/