Telegrafi

Butrint Imeri feston suksesin e këngës “Hajt hajt”

Butrint Imeri (Foto: Instagram/butrint_official)

Shndërrimi në hite i këngëve të Butrint Imerit, tashmë nuk është risi, ndërsa në të njëjtën rrugë është edhe projekti i tij më i fundit. 

“Hajt hajt” është titulli i këngës së re të këngëtarit të suksesshëm që u lansua me videoklip më 7 qershor.

Ndërsa një javë pas publikimit, videoja muzikore është shikuar mbi pesë milionë herë në YouTube.

Dhe për ta shënuar këtë sukses, Butrinti e ka publikuar një xhirim në Instagram, ku shfaqet duke festuar me shampanjë.

“Pesë milionë për një javë”, është përshkrimi i videos së publikuar në rrjetet sociale. /Telegrafi/