Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, sot feston ditëlindjen e tij, dhe nuk e ka lënë pa e bërë këtë ditë të veçantë me stil dhe elegancë.
Ai publikoi një video në rrjetet sociale ku shihet duke festuar në një jaht luksoz, nën shoqërinë e pesë vajzave tërheqëse.
Në video, Butrinti shfaqet i relaksuar dhe i qeshur, duke shijuar momente të mrekullueshme larg zhurmës dhe rrëmujës së përditshme.
Teksa të gjithë futen në jaht, ai dëgjohet duke thënë: “Kurrë su musha men”, duke treguar se, edhe pse ende nuk ka arritur të gjejë qetësinë shpirtërore, ai është duke e shijuar jetën plotësisht.
Edhe pse Butrinti ndoshta nuk është duke gjetur ende qetësinë e mendjes, ai me siguri po shijon çdo moment të jetës së tij, duke e jetuar atë me plotë pasion dhe stil.
Festa e tij e ditëlindjes në jaht, e rrethuar nga femra të bukura dhe deti i kaltër, tregon një herë më shumë se ai di si të jetojë si një donzhuan i vërtetë. /Telegrafi/