Telegrafi

Butrint Imeri dhe Nora Istrefi sjellin këngën e re “Dy zemra”

Nora dhe Butrint Imeri në klipin e ri (Foto: YouTube)

Dy këngëtarët e famshëm shqiptarë, Butrint Imeri dhe Nora Istrefi, sot (e diel) kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë.

“Dy zemra” titullohet kënga e re e dyshes, të cilën e kanë kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.

Artistët vijnë me një paraqitje të veçantë skenike, teksa nëna e një vajze ka mahnitur me dukjen e saj ekstravagante.

Nora dhe Butrint Imeri në klipin e ri (Foto: YouTube)

Tekstin e ka shkruar vet artisti Imeri në bashkëpunim me Gjikon, teksa për producimin është përkujdesur BigBang, në tërësi Redbox Entertainment.

Videon ndërkohë e ka realizuar CINEGR8.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kënga ritmike tanimë gjendet edhe në platformën e AVD Digital në YouTube dhe reagimet e fansave të tyre ishin të menjëhershme dhe shumë pozitive.

Ndonëse kanë bashkuar forcat për të parën herë, Nora dhe Butrinti duket se kanë gjetur një kimi tejet të mirë në muzikë. /Telegrafi/