Telegrafi

Butrint Imeri befason menaxherin e tij, duke i organizuar festë për ditëlindje

Këngëtari Butrint Imeri vazhdon të jetë një ndër emrat më të angazhuar në koncerte dhe mbrëmje muzikore.

Tash e sa vite ai është nën menaxhimin e Deis Avdiun, me të cilin ka gjetur një gjuhë të përbashkët sa i përket menaxhimit të karrierës së tij.

Se mes tyre ekziston një miqësi dhe bashkëpunim vërtetë i mirë, këtë e dëshmon edhe befasia që Imeri ka organizuar së fundmi për menaxherin e tij.

Në orët e para të datës së sotme, Butrinti i kishte organizuar një festë befasi me menaxherit, me rastin e ditëlindjes së tij.

I gjithë stafi po e prisnin deri sa ai erdhi, teksa në momentin që arriti, ishte i pari Butrinti ai që i dha një përqafim dhe urim atij.

“Alea” mban titullin kënga e fundit të cilin këngëtari Imeri e solli muajin e kaluar, dhe u prit shumë mirë nga fansat.

Muajt në vazhdim, ai pritet që të prezantojë për fansat projektin e ri muzikor. /Telegrafi/