Këngëtari i njohur, Butrint Imeri, është ndër më të dashurit në estradën shqiptare.
Ai mundohet që të qëndrojë afër fansave të tij përmes postimeve nga përditshmëria, përfshirë edhe udhëtimet.
Para dy ditësh artisti zgjodhi që të lansojë këngën e re, për të cilën ka paralajmëruar kohë më parë.
“Dujem” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur Çelik Lipa.
Tekstin e ka shkruar vet Imeri, kurse për xhirimet e klipit ka punuar Entermedia.
Deri më tani po e njëjta këngë ka arritur që të grumbullojë mbi një milion klikime në YouTube.
Po ashtu edhe në platformat digjitale kënga e tij ka rezultuar të jetë mjaft e suksesshme. /Telegrafi/