Telegrafi

Butragueno flet për kundërshtarin e Realit në Ligën e Kampionëve: Do të luajmë ndaj Cityt jo ndaj Guardiolës

Real Madrid – Manchester City është padyshim sfida më interesante në raundin e parë të eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Dy gjigantët evropian do të përballen mes vete dhe për këtë ka folur edhe drejtori i Realit, Emilio Butragueno.

“Të gjithë kundërshtarët ishin të vështirë, por City është një skuadër e shkëlqyer dhe e fuqishme. Do të jetë një ndeshje emocionuese”.

“Ne duhet të përgatitemi shumë mirë, lojtarët e dinë sa i veçantë është për klubin tonë kjo garë”, ka deklaruar Butragueno.

Tutje drejtori i madrilenëve u pyet edhe për trajnerin spanjoll të Manchester Cityt, Pep Guardiolën.

“Ndeshja do të jetë mes Real Madridit dhe Manchester Cityt, jo ndaj Guardiolës. Ne kemi një trajner”, përfundoi Butragueno. /Telegrafi/