Drejtori i Marrëdhënieve Institucionale të Madridit, Emilio Butragueno, foli pas shortit për fazat e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve të mbajtur në Nyon të Zvicrës.
Real Madridi u shortua kundër klubit të madh holandez, Ajaxit, ndërsa sipas Butraguenos nuk do të jetë lehtë pasi luajnë dy klube historike.
“Ne po flasim për dy klube historike, dy klube që kanë kontribuar në rritjen e kësaj gare dhe do të jetë një ndeshje shumë tërheqëse për tifozët”, ka thënë fillimisht Butragueno.
“Jemi të sigurt se do të kemi dy ndeshje shumë të vështira dhe do të duhet të tregohemi për tu kualifikuar dhe për t’u kthyer në Nyon për çerekfinale”.
“Ajaxi po luan shumë mirë këtë sezon, ata kanë një përzierje të të rinjve dhe lojtarëve me përvojë dhe ata kanë një fazë të shkëlqyer në grupe dhe kanë përfunduar pothuajse të parët”.
🔀🏆 We'll face @AFCAjax in the Champions League last-16! #RMUCL pic.twitter.com/pdWESwoJYA
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) December 17, 2018
“Ata kanë një stil të madh të lojës, pëlqejnë të mbajnë topin dhe kanë një mentalitet sulmues, pak a shumë si ne. Kjo betejë për kontrollin e lojës dhe topit do të jetë një nga çelësat për të fituar ndeshjen”.
“Ata do të jenë shumë të motivuar për një lojë si kjo dhe duhet të kemi parasysh se ata nuk kanë arritur në fazën e eliminimit për një kohë të gjatë”.
“Ata do të përballen me Real Madridin, kampionin e tanishëm evropian dhe do të jetë një gjë e mrekullueshme”.
“Në shtëpi ata janë veçanërisht të fortë, ne do të duhet të përpiqemi për të marrë një rezultat të mirë atje në mënyrë që me mbështetjen e Bernabeut të mund të kualifikohemi për në çerekfinale, e cila është objektivi ynë”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/