Telegrafi

Butland nuk është në planet e Liverpoolit, Klopp do t’i besojë Adrianit

(Foto: Instagram/jbutland_)

Liverpooli nuk është i interesuar për transferimin e portierit të Stoke Cityt, Jack Butland – njofton The Mirror.

Është raportuar se Redsat duan ta angazhojnë 27-vjeçarin si portier shtesë, duke qenë se Alisson është i lënduar si pasojë e lëndimit të shpatullës.

Zëvendësi i brazilianit, Adrian, ka zhgënjyer në paraqitjet e tij duke mos qenë i denjë për ta zënë vendin e portierit të parë të kampionit anglez.

(Foto: Instagram/jbutland_)

Humbja prej 7-2 nga Aston Villa ishte dëshmi për këtë. Megjithatë, Liverpooli ka vendosur t’i besojë spanjollit deri në kthimin e Alissonit.

Për këtë arsye, Butland është jashtë planeve të Jurgen Klopp dhe pritet të vazhdojë të jetë pjesë e Stoke Cityt. /Telegrafi/