Buta ka bërë gati që të lansojë albumin e tij të ri.
“Vjeshtë, Dimër” publikohët më 5 dhjetor dhe tashmë adhuruesit e reperit po presin me padurim.
Tashmë Buta ka publikuar edhe listën e këngëve që janë pjesë e albumit.
Ndër ta janë edhe reperë si Ledri, që pavarësisht ndërprerjes së bashkëpunimit me Faton Shoshin, duket se kanë vendosur të publikojnë projektin.
Rikthimi i madh është ai i Singullar, i cili kthehet me projektin “Shokë” në këtë album.
Po ashtu, spikat edhe një duet me Gjikon i titulluar “Mahalla”.
Kohë më parë Buta shkaktoi reagime kur tha se Eminemi është bërllok.
/Telegrafi/