Telegrafi

Buta zbulon datën e lansimit të këngës “Policinë”

Buta Foto: Instagram/bashbuta

Ai është ndër rep-artistët që përmes interpretimit të mrekullueshëm të këngëve, ka grumbulluar mijëra fansa.

Bëhet fjalë për Buta, i cili për vite me radhë ka sjellë një sërë projekte, përfshirë këtu edhe bashkëpunime.

Në një postim në rrjetin social Instagram, ai ka ndarë sekuenca nga klipi i këngës, që do të publikohet të hënën.

“Policinë” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur Art Behlulu.

I realizuar në formatin bardh e zi, xhirimet e këtij klipi janë realizuar nga regjisori A film by Ari.

Theksojmë se para një javë Buta solli “Testom”, që deri më tani ka arritur një milion klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/