Telegrafi

Buta thotë se jetoi në varfëri dhe tash i do shumë paratë

Buta është një prej reperëve që në pak këngë lë pa folur për paratë.

Dhe, reperi bëri pohime interesante në paraqitjen e fundit në emisionin “Ndrrimi i Natës”.

Ai ka shprehur admirimin e tij për paratë duke thënë se varfëria në të cilën ka jetuar më herët është arsyeja që ju këndon.

Buta beson se paratë zgjidhin shumë probleme.

“I dua shumë paratë sepse zgjidhin plot probleme. Të gjitha problemet që i kam pasur m’i kanë zgjidhur paratë. Mund të më thonë materialist, pro unë i dua paratë”, u shpreh Buta.

Ai ka thënë se ka jetuar me dy euro ditën në kohën sa ka qenë student, ndërkaq në shkollë ka shkuar vetëm për të kënaqur nënën e tij.

Buta pranoi në këtë emision se fare nuk ka diplomuar.

/Telegrafi/