Telegrafi

Buta sjell sesion të ri me ngjyra të ngrohta

Hip hop ylli, Buta, ka publikuar sesionin e ri fotografik.

Me ngjyra të ngrohta, ai ka sjellë stilin e tij për këtë verë, duke preferuar të duket mjaft “cool”.

Buta me këtë sesion ka sjellë tjetër risi pas projekteve të shumta.

Së fundmi “Merri Merri” në bashkëpunim me Ledri Vulën arriti shtatë milionë klikime.

Po ashtu, sukses të madh pati edhe kënga me Gjikon, “Kan Inat”, e publikuar në kuadër të top mixtape, “Energjiko”.

Buta pritet të sjell tjera projekte të dedikuara për këtë verë.

Ai aktualisht vazhdon të jetë pa të dashur. /Telegrafi/