Rap-artisti shqiptar, Buta, ka lansuar një tjetër projekt të ri muzikor.
“Policinë” mban titullin kënga e radhës e tij, të cilën e shoqëroi me një videoklip bardh e zi.
Për producimin e këngës është përkujdesur Art Behluli në bashkëpunim me Qendrim Behlulin.
Projekti ndërkaq është mjaft i veçantë e po ashtu me një temë të trajtuar në mënyrën më të mirë nga vet reperi.
Kjo tashmë gjendet e disponueshme në kanalin e Butës në YouTube.
“Policinë” vjen dy javë pas “Testom” që tashmë ka grumbulluar mbi një milion klikime në YouTube. /Telegrafi/