Reperi Buta ka publikuar projektin e ri muzikor.
“24/7” mban titullin kënga e tij më e re, e cila është ritmike e zhanrit hip hop.
Muzika është punuar nga Jacob Lethal Beats, gjersa për tekstin është kujdesur vet rap-artisti.
Kënga është vizualizuar edhe me klip, në të cilin Buta vjen me një performancë mjaft atraktive dhe të veçantë.
Ana vizuale e projektit i është besuar regjisorit Alba Selimaj.
Buta përndryshe vazhdon të jetë shumë aktiv me projekte të shumta muzikore, teksa nuk mungon edhe nëpër koncerte. /Telegrafi/