Hip hop ylli, Buta, do të lansojë shumë shpejt projekte të reja.
Dhe, projektet e reja muzikore të reperit të talentuar do të vijnë në formë të bashkëpunimeve.
Kështu ka konfirmuar menaxheri i tij nga kompania Nesër Music, Faton Shoshi, i cili ka publikuar një foto në rrjetin social Instagram bashkë me Butën.
“Bisedime të mëdha, bashkëpunime të mëdha, botë e vogël”, ka shkruar Fatoni në foton e publikuar në rrjetet sociale.
Nuk dihet ende se për çfarë bashkëpunimesh bëhet fjalë, por duket se menaxheri i mirënjohur ka gjetur kohë edhe për artistët e tij në tregun shqiptar, përkundër angazhimeve me të dashurën e tij, superyllin, Era Istrefin.
Buta shpërtheu gjatë kësaj vere pas nënshkrimit me Shoshin, ku ai publikoi menjëherë një bashkëpunim me Ledrin.
“Mbi Re” arriti deri tash të ketë 5.2 milionë klikime në rrjetin social YouTube.
/Telegrafi/