Hip hop ylli, Buta, është rikthyer në këtë fillim të vitit me një ‘freestyle’ të ri.
Reperi ka marrë pjesë si zakonisht në radion e transmetuesit publik zviceran, SRF, ku në një prej emisioneve të hip hopit ai sërish performoi “freestyle”.
Reperiu shfaq mjaft në formë në këtë emision bashkë me Onkel Arin, një emër i njohur për skenën evropiane të hip hopit.
Buta mes vargjeve ka thumbuar rivalët e tij, kryesisht Mozzikut i cili edhe vepron në Zvicër.
Rivaliteti i Mozzikut me Butën është i njohur për publikun, pasi që të dy vijnë nga qyteti i Ferizajit.
Buta së fundmi lansoi mixtape “Vjeshtë-Dimër”, ndërsa publikoi edhe disa videoklipe.
Ai lansoi këngët “Ok, Ok” dhe “Pse ke ardh Ktu’. /Telegrafi/