Reperi i njohur, Buta, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin e së dieles, “Krejt Ka Pak”.
Ai bashkë me reperin Singular ishin pjesë e një kronike shumë interesante, ku secili i parashtruan njëri-tjetrit nga tri pyetje, në të cilat duhet të përgjigjeshin.
Reperi Buta u pyet nga kolegu i tij se si e vlerëson punën e reperëve tjerë shqiptarë në këtë kohë karantine.
“98 për qind, mbeturina si gjithmonë, veç unë dhe ti kemi mbetur”, ishte përgjigja me shaka e reperit Buta.
Tutje, ai tregoi se i lexon shpesh komentet në YouTube dhe se shkrihet së qeshuri me to.
Ndërkohë, në pyetjen e fundit ai gjithashtu bëri të ditur se ka humbur shumë para nga të qëndruarit në karantinë. /Telegrafi/