Telegrafi

Buta publikon projektin e ri për ditëlindje

Hip hop ylli, Buta, ka publikuar projektin e ri të tij.

Kënga titullohet Andërr/Pluto dhe është një projekt tipik ‘trap’ që reperi zakonisht edhe e kultivon.

Muzika është punuar nga False Ego dhe Wynter Beats.

Ndërkaq, videoklipi mjaft interesantë shtë punuar nga Arian Dalladaku.

Buta këtë projekt e ka publikuar me rastin e ditëlindjes së tij.

Qysh në momentet e para ai mori urime të ndryshme nga kolegu Ledri Vula dhe menaxheri i tij, Faton Shoshi.

Buta konsiderohet e ardhmja e hip hopit shqiptar. /Telegrafi/