Telegrafi

Buta publikon projektin e ri me klip “Telebingo”

Ashtu siç kishte paralajmëruar ditë më parë, reperin Buta ka lansuar projektin e ri muzikor.

Kënga mban titullin “Telebingo” dhe erdhi e vizuelizuar edhe me klip i cili tashmë gjendjet në kanalin zyrtar në YouTube.

Për muzikën e këngës u kujdes Edison Berkolli dhe Lim, miksimi dhe masterizimi po ashtu nga Lim, ndërsa videoklip me regji të Veton Bekteshit.

Foto: YouTube

Kujtojmë që së fundmi Buta erdhi në një bashkëpunim me Dafina Zeqiri.

Kënga “Era” është pjesë e albumit të këngëtares “Dafinë moj” dhe u realizua edhe me klip.

Ndryshe, reperi nga Ferizaj kohë më parë i dha fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë me martesë me partneren prej shumë vitesh. /Telegrafi/