Reperi i njohur shqiptar, Buta, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Gips” mban titullin kënga e tij e re, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Muzikën e ka bërë Klajd Hoxhaj, teksa për videon është përkujdesur Arian Dalladaku.
Projekti i tërë është punuar në studion e shtëpisë së hiteve, RedBox Entertainment.
Duke qenë se jemi në një periudhë pandemie, klipi i reperit nga Ferizaj është realizuar në shtëpinë e tij.
Buta, i cili shquhet për stilin e veçantë, po vazhdon të jetë aktiv në muzikë përkundër situatës aktuale në vend.
Projektet e tij numërojnë miliona klikime tashmë në YouTube dhe kjo e fundit që ka lansuar është pjesë e albumit të ri. /Telegrafi/