Telegrafi

Buta prezanton për herë të parë të dashurën – kush është vajza që ia ka marrë zemrën reperit?

Foto: Buta/Instagram

Reperi i njohur shqiptar,l Buta, është mjaft aktiv dhe i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Megjithëse deri më tash ka ndarë me ta vetëm gjëra nga jeta profesionale, së fundmi ai vendosi që të hapë zemrën e tij duke u treguar ndjekësve edhe detaje nga jeta private.

Ai ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram disa fotografi, përmes së cilave ka prezantuar të dashurën e tij.

Foto: Buta/Instagram

Vajza e cila i ka marrë zemrën duket mjaft simpatike dhe e dashuruar në reperin, emri i vërtetë i të cilit është Betim Januzaj.

Buta nuk ka zbuluar emrin e bukuroshes, teksa ka publikuar një numër të madh fotografish në krahët e saj.

Foto: Buta/Instagram

Në hapësirën për komente, ai ka marrë urime të shumta nga ndjekësit, shumica prej të cilëve iu kanë dëshiruar jetëgjatësi çiftit.

Buta përndryshe vazhdon të jetë mjaft aktiv në muzikë me projekte të shumta muzikore, të cilat priten gjithmonë mirë nga publiku. /Telegrafi/

Foto: Buta/Instagram

 

Foto: Buta/Instagram

 

Foto: Buta/Instagram

 

Foto: Buta/Instagram

 

Foto: Buta/Instagram