Telegrafi

Buta paralajmëron një tjetër këngë të re

Buta (Foto: Instagram)

Ai ditë më parë u përfol mjaft shumë në mediat rozë pasi në këngën e fundit fokus kishte kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. 

Fjala është për reperin e njohur nga Ferizaj, Buta, i cili në videoklipin e tij përfshiu edhe disa sekuenca të kryeministrit shqiptar.

Përderisa po shijon suksesin e këngës së fundit, 24-vjeçari ka paralajmëruar një tjetër këngë të re.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në rrjetin social, Instagram, duke i pyetur se kur dëshirojnë videon tjetër.

Lexo po ashtu Buta publikon këngën e re "Edi Rama"

“Kur me qit videon tjetër”, ka shkruar krahas fotos Buta.

Ndërkaq, komentet nuk munguan as nga fansat ku kishim mendime të ndryshme, por që mezi po presin për projektin e radhës të tij.

“Edi Rama” përndryshe në YouTube mblodhi mbi një milion klikime, një sukses mjaft i madh për artistin pasi kanë kaluar vetëm një javë që nga lansimi i kësaj kënge. /Telegrafi/