Telegrafi

Buta paralajmëron klipin e ri

Buta (Foto: Instagram/BashButa)

Reperi Buta ka bërë të ditur se e ka gati projektin e ri muzikor që do të sjellë të hënën.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ai i ka paralajmëruar fansat që ta presin videoklipin e ri.

Kënga mban titullin “Pse ke ardh ktu”, ndërsa një fragment nga klipi është publikuar në Instagram.

Sipas njoftimin në profilin e reperit, videoja do të lansohet nesër (e hënë) në orën 20:00.

Lexo po ashtu Lajmet për BUTËN

Edhe kënga “Pse ke ardh ktu” është pjesë e albumit të radhës, “Vjeshtë/Dimër ’18”.

Buta më herët ka njoftuar se albumi si i plotë do të lansohet më datën 5 dhjetor të këtij viti.

Ok Ok” është kënga më e fundit e reperit që lansua para një jave dhe u shoqërua me videoklip. /Telegrafi/