Telegrafi

Buta i pandalshëm, mbledh mijëra adhurues në spektaklin e tij në Anibar (Video)

Hip hop ylli i ri, Buta, ka mbajtur një varg performancash të mëdha këtë verë.

Ai së fundmi ka performuar në Anibar, festivalin e njohur i cili u mbajt në Pejë.

Dhe performanca e reperit u mirëprit nga turma prej mijëra vizitorësh në skenën qendrore të këtij festivali.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga estrada shqiptare (Foto/Video)

Ai performoi hitet e tij të mëdha si “Oops”, “Hashish Thaci” dhe “Mbi Re”.

Reperi mbajti një spektakël të vërtetë, prej të cilit lansoi një video në Instagram duke shfaqur nga të gjitha perspektivat numrin e madh të fansave të mbledhur për të.

Buta ka qenë një nga artistët më të angazhuar të kësaj vere, kurse pritet të pubilkojë një varg projektesh të reja në muajt në vijim. /Telegrafi/