Telegrafi

Buta nuk beson se ka tradhti në dashuri, thotë se s’ka të dashur

Hip hop ylli i ri, Buta, ka folur për preferencat e tij në dashuri dhe për jetën private.

Në Prive ai u përgjigj në plot 50 pytje për karrierën dhe jetën.

Teksa cilësoi veten dhe Ledrin ikona të repit aktual shqiptar, ai vlerësoi këngën “Sorry” si këngën më të mirë të tij.

Ndër tjerash ai potencoi se synon të bëhet milioner nga muzika.

Për dashurinë, ai pranoi se më parë ka qenë i dashuruar, por aktualisht nuk është i dashuruar. Ndër tejra ai potencoi se nuk ka vend për tradhti në dashuri.

“Femra është perëndeshë e gjithçkaje”, theksoi ai mes tjerash.

Buta shtoi se vetëm gjatë intervistës vlera e veshjes së tij ishte afro 2 mijë euro. /Telegrafi/