Telegrafi

Buta replikon me Fisnik Ismailin rreth censurës: Më vjen keq nëse definicioni i jem i jetës të mirë nuk është një punë me rrogë 500 euro

Hip hop ylli i ri, Buta, është përfshirë në debatin e ashpër ku kërkohet censurimi i përmbajtjeve muzikore që promovojnë drogën dhe seksizmin.

Kërkesa e deputetit të LDK-së, Haxhi Avdyli, nuk është pritur fare mirë nga artistët, ku së pari ishte Tayna që reagoi pasi ajo u apostrofua nga deputeti në fjalë në një prej mbledhjeve të një prej komisioneve.

Me këtë pasuan edhe debatet televizive, ku subjekt ka qenë edhe krijimtaria e reperit, Buta, i cili ka sjell një frymë të re të muzikës ‘trap’, duke rrëfyer për jetën e tij shpesh herë në formë hiperbolike e ku shpesh ka pasur tendencë për promovim të përdorimit të drogës dhe seksizmit.

Megjithatë, vet Buta ka reaguar në një postim në rrjetin social Instagram, kua i ka konfirmuar se nuk ka nevojë fare që përmbajtja e tij të transmetohet në televizion. Ai ka bërë të ditur se do të vazhdojë të kultivojë një muzikë të tillë.

Nuk ka munguar reagimi i Fisnik Ismailit, i cili i është përgjigjur duke thënë: “Unë thashë që është boll kangë e mirë, tybe. S’di a ke kapë atë moment (sic.)”.

Buta nuk e mori lehtë as këtë koment, duke ja kthyer përgjigjen Ismailit ku ai potencon se refuzon të punojë për një jetë mesatare prej 500 eurosh dhe sheh pozitiv motivimin e të rinjve që të fitojnë para.

“Nuke pasna kap faleminderit. Veq e kapa pjesën tjetër që thojshe që na nuk kena vlera artistike edhe në fakt kena “antivlera”. Nëse unë e motivoj dikon me bo pare edhe kjo koka keq, atëherë s’di çka të thom. Më vjen keq nëse definicioni jem i jetës të mirë nuk është ni punë edhe ni rrogë 500 euro”, u përgjigj Buta.

Reperi mori shumë komente në përkrahje të tij nga adhurus të tij, kryesisht të moshës shumë të re që dëgjojnë muzikën e tij.

Buta së fundmi solli mixtape “Vjeshtë/Dimër” ku ka disa këngë e bahkëpunime interesante siç është “OK, OK”. /Telegrafi/