“Ok Ok” është titulli i këngës më të re të reperit Buta, të cilën e ka shoqëruar me videoklip.
Për anën vizuale është kujdesur produksioni Boulevard Films që e ka xhiruar videon muzikore.
Muzika është realizuar nga Classic, derisa për zërimin është angazhuar producenti i shumë hiteve Big Bang nga RedBox Entertainment.
“Kënga e pare prej Vjeshtë/Dimër ‘18”, shkruan në përshkrimin e videos në YouTube.
Më herët, Buta ka bërë të ditur se albumi “Vjeshtë/Dimër ‘18” do të lansohet më 5 dhjetor të këtij viti.
“Anuloje” është një prej projekteve më të fundit që ka lansuar reperi gjatë këtij viti.
Bashkëpunimi me DJ Flow u pëlqye shumë nga fansat e tij dhe videoklipi deri më tani është shikuar mbi tre milionë herë në YouTube. /Telegrafi/