Reperi i njohur shqiptar, Buta, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Testom” mban titullin kënga e tij e re, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Nën producimin e LIM, projekti është pjesë e ‘Babayega EP’.
Kënga tashmë është e disponueshme në platformën YouTube dhe pritet të ketë suksesin e merituar.
Ndërkaq, reagimet e para lidhur me prurjen e re të reperit nga Ferizaj kanë qenë mjaft pozitive.
Buta po vazhdon t’i qëndrojë besnik stilit të tij të veçantë, i cili prej disa vitesh është duke korrë suksese të mëdha edhe si artist i pavarur. /Telegrafi/