“Anuloje” mban titullin kënga më e re, të cilën Buta e ka sjellë në bashkëpunim me DJ Flow.
Projekti më i ri i reperit është kompletuar edhe nga ana vizuale dhe është lansuar në shërbimin e popullarizuar të videove, YouTube.
Kënga e re është prodhim i producentit të mirënjohur, autorit të shumë hiteve, BigBang.
Njëherësh realizimi i kësaj kënge është bërë në shtëpinë e hiteve, RedBox Entertainment.
Produksioni PinkMoon është angazhuar për xhirimin e videos muzikore të “Anuloje”.
Buta ka sjellë dy bashkëpunime shumë të suksesshme më Ledri Vulën në të kaluarën.
“Mbi re” ishte kënga që u lansua në verën e vitit 2017 dhe ka marrë mbi 6.5 milionë shikime në YouTube.
Ndërkaq, “Merri, merri” u publikua në maj të këtij viti dhe deri më tani është shikuar mbi 11.4 milionë herë. /Telegrafi/