Telegrafi

Buta konfirmon datën e publikimit të albumit

Hip hop artisti, Buta, ka konfirmuar datën e albumit të ri.

Është 5 dhjetori që është caktuar si datë për lansimin e projekteve të reja muzikore.

“Vjeshtë – Dimër” është vazhdimi i serisë së albumeve nga reperi.

Buta pati një verë shumë aktive me koncerte e me hite, por që prej asaj kohe ka konfirmuar tërheqjen nga Nesër Music.

“Merri, Merri” dhe “Mbi Re” mbeten hitet më të mëdha të tij në bashkëpunim me Ledri Vulën si dhe solo këngët “Hashish Thaçi” etj.

Kohë më parë Buta bëri bujë kur kritikoi reperin legjendar Eminem, duke e quajtur bërllok, për çka u kritikua nga vet adhuruesit e tij.

/Telegrafi/