Hip hop ylli i ri, Buta, duket se ka nisur një romancë të re.
Ishte spekuluar javë më parë kur ai është parë në afërsi të madhe me këngëtaren Edona Vatoci, por konfirmime nuk ka pasur.
Megjithatë, që prej lansimit të këngës “Mbi Re” me Ledrin dhe disa koncerte të mëdha, Buta duket se ka gjetur kohën për jetën private.
Ai është parë në një foto me këngëtaren e njohur, teksa shihen të përqafuar dhe më se të dashuruar.
Duket se Buta ka gjetur dashurinë te këngëtarja jo aq e njohur për suksese, por më shumë për performanca live. /Telegrafi/