Telegrafi

Buta dhe Era Istrefi publikojnë fotografi nga një studio muzikore, fansat aludojnë për një bashkëpunim ndërmjet tyre

Era Istrefi dhe Buta (Foto: Instagram)

Ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë prurje të re muzikore për fansat e saj.

Fjala është për këngëtaren e njohur Era Istrefi, e cila që nga muaji mars nuk ka sjell këngë të re, teksa në gjuhën shqipe që nga prilli i vitit 2019.

Dhe duket se tani ka filluar punën për një projekt muzikor, kjo pasi ndau një fotografi në një studio muzikore.

Biondja, e cila numëron 1.5 milion ndjekës në Instagram, në fotografinë e hedhur shfaqet përkrah reperit Buta.

Kjo lë të dyshohet se dyshja po sjellin një bashkëpunim ndonëse nuk kanë konfirmuar një gjë të tillë akoma.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Një imazh me Erën në Instagram e ka shpërndarë edhe Buta, në të cilin pranoi komente e reagime të ndryshme nga ndjekësit duke aluduar për një këngë të mundshme.

Era Istrefi (Foto: Instagram)

Megjithatë, në vazhdim presim të shohim se çfarë janë duke përgatitur dyshja e famshme e showbizit shqiptar. /Telegrafi/

Era Istrefi dhe Buta (Foto: Instagram)