Site icon Telegrafi

Buta bëhet baba për herë të parë

Reperi nga Ferizaj, Betim Januzaj, i njohur me emrin e skenës Buta, ndau sot me të gjithë ndekësit e tij në Instagram, një lajm shumë të gëzueshëm.

Buta përmes një postimi në InstaStory, bëri të ditur se është bërë baba për herë të parë, teksa edhe ndau fotografinë e foshnjës.

“Our babygirl” (vogëlushja jonë) ka shkruar artisti, dhe tregon që vajzën e tij e ka quajtur Irina.

Foto: Buta/Instagram

Kujtojmë që Buta ka qenë në lidhje me partneren e tij Fjolla, për rreth 5 vjetësh.

Ata janë martuar para tre vjetësh, ndërsa tani janë bërë prindër të vajzës së tyre Irinës. /Telegrafi/

Exit mobile version