Reperi i njohur shqiptar, Buta ka njoftuar se ka anuluar të gjitha data e koncerteve.
Kjo për arsyet të vrasjes së një 30-vjeçari në Ferizaj që ndodhi në maj të këtij viti.
Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Betim Januzaj, ka reaguar përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory.
Ai tha se në shenjë respekti për familjen e të ndjerit ka anuluar koncertet deri në një afat të pacaktuar kohor.
“Për shkak të rastit që ka ndodh, si shenjë respekti ndaj familjes Hyseni kemi vendos me i anulu të gjitha datat deri në një kohë të pacaktuar. Gjithashtu e gjithë familja jonë shpreh shumë keqardhje për fatkeqësi që ka ndodh”, ka shkruar Buta në postim.
Kujtojmë që i dyshuar për rastin tragjik është vëllai i reperit, Qëndrim Januzaj, që sipas dosjes zyrtare të prokurorisë, ndodhi në shenjë hakmarrje pasi Butës i ishte djegur vetura nga viktima me inicialet G.H. /Telegrafi/