Hip-hop ylli, Buta, së shpejti pritet të publikojë projektin më të ri muzikor.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të publikuar në Instagram, teksa ka sjellë një insert të shkurtër të këngës së re.
“Buta – 24/7, 1 qershor”, ka shkruar ai i cili njëkohësisht i ka falënderuar edhe bashkëpunëtorët e këtij projekti.
Nga ana tjetër, Buta tash e një kohë ka paralajmëruar bashkëpunimin me Skerdin, por akoma asgjë nuk është lansuar.
Kujtojmë që në fund të vitit 2018, Buta publikoi albumin e ri “Vjeshtë/Dimër”, ku përfshihen rreth 12 këngë prej të cilave pesë ishin bashkëpunime. Duetet më të suksesshme padyshim se ishin ato me Gjikon dhe Ledri Vulën. /Telegrafi/