Busti i heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, tashmë qëndron edhe në Bulevardin ‘Nicolae Iorga’ të qytetit Craiova të Rumanisë.
Një grup deputetësh, me iniciativë të deputetit të partisë Socialiste Fate Velaj, ishin të pranishëm në ceremoninë e përurimit të bustit të heroit.
Velaj falënderoi autoritetet rumune për bashkëpunimin për realizimin e kësaj nisme dhe nënvizoi se Skënderbeu ishte mbrojtësi më i mirë i vlerave të qytetërimit evropian. Po ashtu, u bëri thirrje autoriteteve rumune që të njohin pavarësinë e Kosovës.
Me nismën e deputetit Velaj, u realizua binjakëzimi i bashkisë dhe i Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës me atë të Craiovas.