Telegrafi

Busti i famshëm i Ronaldos në aeroportin e Madeira zëvendësohet me një tjetër

Cristiano Ronaldo gjatë ceremonisë në Madeira (Foto: Getty Images)

Busti i bronztë i Cristiano Ronaldos në aeroportin e Madeiras në Portugali është zëvendësuar me një tjetër.

Në atë kohë skulptura e yllit portugez ishte bërë hit në media dhe rrjetet sociale për mënyrën jo të mirë të punuar.

Në atë kohë skulptori Emanuel Santos kishte thënë se është e pamundur të kënaqësh të gjithë, duke i shikuar kritikat si normale.

Por, ESPN konfirmon se ajo tashmë është larguar dhe zëvendësuar me një tjetër të premten, në ditën kur CR7 ka shënuar het-trik ndaj Spanjës në Kampionatin Botëror.

E gjitha kjo besohet se ka ardhur si kërkesë e familjes Ronaldo.

Për këtë ka folur edhe Santos, i cili ka thënë: ” Nëse është hequr në mënyrë befasuese, nuk është problemi im”.

Por, një gjë është e sigurt, skulptura e re duket dukshëm më e bukur dhe reale. /Telegrafi/