Telegrafi

Busquets tregon tre lojtarët që mund ta zëvendësojnë te Barcelona

Kapiteni në largim i Barcelonës, Sergi Busquets ka nominuar tre emra lojtarësh që mund ta zëvendësojnë atë në rolin e tij te klubi nga Camp Nou.

Busquets largohet pas më shumë se 20 vitesh nga Barça pasi kontrata e tij skadon këtë muaj.

Barcelona ka disa javë që po mendon një pasues të tij dhe është vet spanjolli që i ka ndihmuar duke ka treguar tre lojtarët që mund ta zëvendësojnë.

Lexo po ashtu Pamje nga lamtumira që Barcelona ua dha Busquetsit dhe Albas

“Mendoj se nëse duam të vazhdojmë me filozofinë që kemi jetuar në periudhën më të mirë të Barçës dhe që trajneri ynë gjithashtu ka jetuar dhe beson verbërisht, Martin Zubimendi (Real Sociedad) dhe Rodri (Manchester City) janë spektakolar. Ata janë ndoshta më të ngjashmit”, ka thënë fillimisht Busquets për SPORT.

“Megjithëse është e vërtetë që secili ka karakteristikat e veta dhe siç thashë më parë, nuk ka dy lojtarë të njëjtë”.

“Megjithatë, ata kanë klube dhe është e vështirë për t’i marrë ata, kështu që ne do të shohim se çfarë do të bëjë klubi në fund, sepse është një punë që nuk përkon me mua”.

Lexo po ashtu Gjashtë kandidatët e përzgjedhur nga Barcelona në listën për pasuesin e mundshëm të Busquets

“Ata do të përpiqen të gjejnë opsionin më të mirë dhe trajneri ka shije shumë të mirë në zgjedhjen e lojtarëve. Një tjetër gjë është nëse është pak a shumë e realizueshme”.

“Ekziston edhe opsioni i Nico Gonzalez, të cilin e kemi në huazim, i cili është gjithashtu një lojtar vendas dhe e njeh sistemin. Dhe gjithashtu duhet t’u japim mundësi të rinjve”, përfundoi ish-ylli i Barcelonës. /Telegrafi/