Sergio Busquets u ka shtuar zërin atyre që i bëjnë thirrje Lionel Messit që t’i japë fund pasigurisë për të ardhmen e tij te Barcelona dhe të angazhohet për një kontratë të re.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë është afër të bëhet një agjent i lirë, pasi nuk ka rënë ende dakord për një marrëveshje rinovimi dhe kontrata e tij në fund të qershorit.
Bisedimet në lidhje me kushtet e reja dhe rinovimin e kontratës janë duke vazhduar dhe gjasat janë reale që Messi të vendos lapsin mbi letër.
Sagës së rinovimit të Messit i është bashkuar edhe mesfushori Busquets, i cili është i etur të shohë një qëndrim të bashkëlojtarit për një kohë të gjatë.
“Shpresojmë që ne do të vazhdojmë të luajmë së bashku vitin e ardhshëm”.
“Le të shohim nëse ai rinovon”, ka thënë Busquets për Cadena Ser.
Për të ardhmen e Messit ka folur edhe presidenti Joan Laporta, i cili është i bindur se argjentinasi do të rinovojë kontratën, por momentalisht kanë probleme me Fair Play Financiar. /Telegrafi/