Telegrafi

Busquets: Kur ne u përmirësuam, Valencia shënoi

Sergio Busquets dhe Carlos Soler në ndeshjen Valencia - Barcelona (Foto: Eric Alonso/Getty Images/Guliver)

Sergio Busquets ka pranuar se Valencia ishte më efektive përpara portës në ndeshjen të cilën e fitoi me rezultat 2-0 kundër Barcelonës në Mestalla.

Blaugranët kanë pasur disa probleme këtë sezon, ndërsa përkundër ndërrimit të trajnerit duket se nuk i kanë tejkaluar ato.

Lexo po ashtu Valencia i jep leksion Barcelonës, triumfon në derbin e javës në La Liga

“Nuk ka shumë ndryshime, por janë disa”, ka thënë Busquets kur është pyetur lidhur me organizimin e ri në Quique Setien.

Valencia – Barcelona (Foto: Eric Alonso/Getty Images/Guliver)

“Patëm një gjysmë të dytë të mirë dhe e parëm kontrollin, përkundër humbjes. Ata u shfrytëzuan rastet e vete dhe ishin më të suksesshëm”.

“U përmirësuam gjatë lojës dhe e dinim si t’i përmirësonim disa prej gabimeve tona. Kur ne u përmirësuam, ata e shënuan golin e [arë. Patëm shanse të mira për të barazuar, por kur e shënuan golin e dytë u bë shumë më vështirë”, është shprehur mesfushori spanjoll. /Telegrafi/